X

Gjasula: E nisa nga shumë poshtë në Gjermani, por sot jam… Klaus Gjasula

Një nga mesfushorët më të dalluar në ndeshjen ndaj Moldavisë, ishte Gjasula i cili në një prononcim për “Supersport” u shpreh se e ka nisur nga shumë poshtë dhe prandaj sot po luan në nivele të larta.

“Erdha nga poshtë pasi në Gjermani kam luajtur në çdo kategori. E nisa shumë poshtë dhe çdo vit u zhvillova. Jam Klaus Gjasula! Çunat ma kanë bërë të lehtë dhe ka harmoni në skuadër e bëhet e lehtë për të rinjtë. Jurgeni Gjasula? Besoj se është xheloz (qesh). Jo se bëj shaka, i duam njëri-tjetrit më të mirën. Në futboll mund të arrish gjithçka. Kemi një skuadër të re dhe me disa që kanë bërë më shumë në futboll. Kur të hyjmë në kualifikueset e Botërorit, do të bëjmë këtë paraqitje.

Kartoni? Ishte gabimi im por ndodhi megjithëse besoj se skuadra do të bëjë mirë. Me Francën jam i lirë dhe do të provoj t’i jap gaz. Maska? Mund ta bëj kuqezi por te ekipi im kemi bojëra bojëqielli dhe e kemi të vështirë”, tha Gjasula.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Cikalleshi: Të lumtur me këtë fitore, por na duhej një rezultat pozitiv në Turqi

Sokol Cikalleshi ka arritur të shënojë një tjetër gol me fanellën kuqezi në ndeshjen ndaj Moldavisë. Ai u shpreh për...

Close