X

Duka: Rinovimi i Rejës? Nuk kam shumë për të diskutuar, të flasim për Botërorin dhe Ligën e Kombeve

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh pas ndeshjes se kjo ishte një fitore që jep shpresë për të ardhmen. Ai shtoi se Shqipëria po jep sinjale ndërkohë që për “Supersport” u ndal edhe te rinovimi i Rejës, për të cilin tha se nuk ka shumë për t’u diskutuar.

“Tani që mbaroi duket e lehtë me 4 gola por deri kur filloi ishim në tension. Nuk ka ndeshje të lehta. Është rezultat historik dhe ekipi ishte për të luajtur gjithçka për gjithçka. Na dënoi fati në Turqi. Djemtë kanë bërë mirë me rikthimin e besimit te vetja dhe meritonim më shumë se 4 pikë në këto ndeshje dhe jo 3.

Humbja në Turqi? Ndeshje të tilla kur ke kundërshtar të lehtë janë të vështira të përgatiten sepse ndaj skuadrave të mëdha ke vetë motivim. Nëse nuk do të kishim paraqitje të mirë, do të thoshte se kemi rezultate rastësore por jo. Kemi rezultate sepse kishim shpresë. Më vjen keq për talentet që u aktivizuan vetëm në fund pasi doja të luanin më shumë janë të mirë.

Debutoi me sukses edhe Trashi duke shënuar gol dhe ishte dhuratë e bukur për të e kampionatin shqiptar. Ka disa lojtarë që janë afruar këtë vit si Manaj apo Bare që nuk ishin titullar. Sot erdhën Kumbulla, Selahi e Trashi. Të kesh prurje të reja dhe rezultate nuk është e lehtë.

Rinovimi i Rejës? Nuk ka gjë për të diskutuar veç se për t’u ulur dhe për të diskutuar strategjinë e Ligës së Kombeve dhe Botërorit”, tha Duka.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Marsida Qatja mollë sherri për vrasje, ‘çmendet’ Kreshnik Spahiu: Burri ta vrasë, s’është ajo kategori femrash që të biesh në dashuri

Juristi Kreshnik Spahiu ka “shpërthyer” keq ndaj Marsida Qatjes, një prej të përfshirave në vrasjen e Kavajës, duke bërë një...

Close