X

Shpallen dy çmimet – Ilir Meta, trupi më i pamshëm i zhveshur, Edi Rama, trupi më i pamshëm i veshur

Bordi i madh ad hoc i udhëtimeve,  që monitoron lëvizjet e përbotshme të çiftit të famshëm, Balla – Fevziu, bëri sot një rritje të kompetencave të veta, duke futur në axhendë konkursin vjetor, për këto dy kategori: Trupi më i pamshëm i zhveshur” dhe “Trupi më i pamshëm i veshur”.

E veçanta është, që në mbledhjen e sotme, ky bord, u plotësua edhe me një anëtar të ri, shumë të domosdoshëm për konkurime të kësaj natyre, neurokirurgun e famshëm, Profesor Doktor, Mentor Petrela.

Pas debateve të zakonshme, si njeriu me trupin më të pamshëm të zhveshur, bordi shpalli me 82% të votave, presidentin Ilir Meta. Si material konkurues, për këtë kategori, u përdor fotografia e presidentit Meta në plazh, me dy miqtë e tij më të afërt, që nuk i ndahen në asnjë vend, gazetari i njohur, Çim Peka dhe aktori i famshëm, Bes Kallaku.

Kundërshtuese e parë për Ilir Metën, si trupi më i pamshëm i zhveshur, ishte anëtarja statistikore e bordit, pa pagesë, Eni Vasili, e cila vërejti se:

– Ky trup tani vërtet mund të jetë i pamshëm, i zhveshur në ditët e sotme, por dje, në  ditët e kaluara, ka qenë i shëndoshë.

– Jo zonja Eni, – ndërhyri kryetari i bordit, Remzi Lani, jeni gabim. Sakrifica për të mbërritur në këtë trup, nga i shëndoshë në mëse normal, është një shkak shumë i rëndësishëm, për të votuar presidentin 100%.

– Domosdo, domosdo, – tha anëtari i bordit, Albert Rakipi, që e përdor këtë fjalë sa herë nuk ka ç’të thotë, ose situata  kërkon konformizëm maksimal.

– Interesante këto mendime tuaja, – tha doktor Petrela. Por, ngritje-rëniet drastike në peshë, ndikojnë shumë edhe tek sistemi nervor qëndror, e thënë më thjesht, në punët e rëndësishme, që kryen koka. Për të qenë të vërtetë, kjo vihet re në këtë rast.

– Mos ndoshta kjo zhveshje pothuajse e përditshme e presidentit, ndikohet nga ngrohja globale? – pyeti Iris Luarasi, që nuk kishte folur deri në atë moment.

– Nuk mund të themi zonja Luarasi, që ndikimi i ngrohjes globale ka mbërritur deri në kokën e udhëheqësve tanë, – tha anëtari i bordit, Pirro Misha.

Për kategorinë, “Trupi më i pamshëm i veshur”, bordi e pati fare fare të thjeshtë. Në mënyrë unanime, fitues u shpall kryeministri, Edi Rama. Si material konkurues u paraqitën fotot e Edi Ramës dhe të zonjës Linda, mëngjesin e votimit në zgjedhjet lokale të datës 30 Qershor. E veçanta gjatë këtij votimi, ishte që  neurokirurgu i famshëm, Petrela, sapo pa veshjen e Edi Ramës, duke zbritur shkallet, votoi me të dyja duart lart.

– Doktor, pse dy duart? – pyeti njëri nga anëtarët e bordit.

– Sepse, tha doktori, ky nuk ka asnjë shpresë, për t’u rikthyer…

– Uaaaa doktor, si mund të flitet në këtë mënyrë për kryeministrin? – ndërhyri ashpër Eni Vasili.

– Unë bëj detyrën si mjek, flas vetëm profesionalisht, – u përgjigj Petrela.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

  

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Mimi Kodheli: Nëse Franca na refuzon negociatat, humbja do të jetë e tyre, Shqipëria vetëm fiton…

Bëhemi me dije, se ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në deklarimin e saj për çështjen e negociatave dhe vështirësinë...

Close