X

Shoqërimi i Klevis Balliut dhe banorëve të Unazës/ Çlirim Gjata: Arrestimet të paligjshme, zgjidhja largimi i Edi Ramës

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata në një prononcim për “News 24” tha se arrestimi i Klevis Balliut dhe banorëve të tjerë të Unazës është veprim i jashtëligjshëm.

Gjata tha se gjithë Shqipëria po ngrihet në protestë dhe se kjo maxhorancë nuk mund të arrestojë të gjithë. Sipas tij, zgjidhja është një dhe e vetmja e zgjidhja është largimi i Edi Ramës, pasi për të, Rama është sot palë me krimin.

Çlirim Gjata: Janë ndaluar më së koti, thjesht kanë protestuar, një e drejtë qytetare botërore. Ne ishim aty e ishin 500 a 1000 policë. Sa do arrestojnë? Gjithë Shqipërinë do të arrestojnë. Do të fusin më shumë në burg se jashtë. Çfarë do të bëjë.

Duhet zgjidhje politike dhe dihet se zgjidhja politike është largimi i Ramës. Protestohet nga disa banorë që duan t’i hedhin në përrua me pleq, burra, gra e fëmijë. Nuk ka për ta marrë përsipër as Rama, Lleshi, askush. Zgjidhja është largimi i Ramës. Rama është me krimin. Policia është në shkelje totale kushtetuese.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shoqërimet tek Unaza/ Reagon Vasili: Mbështetje deri në fund për heronjtë e antidiktaturës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për shoqërimin e Klevis Balliut dhe...

Close