X

Arrestimet tek ‘Unaza e Re’/ Kërpaçi: Të bëhemi bashkë për të çrrënjosur regjimin e oligarkëve

Jeta e qytetarëve është e parëndësishme përballë pasurimit të oligarkëve.

Kështu shprehet ish-deputetja dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kërpaçi shprehet ndër të tjera se, ‘është momenti që të gjithë të bëhemi bashkë për të çrrënjosur këtë sistem të instaluar nga kjo qeveri që gllabëron dhe varfëron qytetarët për interes te 5 oligarkëve’.

“Banorëve të unazës po u shkatërrohen shtëpitë sepse për shtetin e Edi Ramës jeta dhe sakrifica e një njeriu nuk ka rëndësi përpara pasurimit të oligarkëve.

Zgjatimet e Edi Rames, duhet të dijnë mirë se helmimi i popullit, dhunimi e urdhëri per ti burgosur nuk i tremb qytetarët e ndershëm që kanë punuar dhe do të luftojnë për shtëpitë e tyre.

Ajo që po ndodh në Unazën e Re, po ndodh në çdo cep të Shqipërisë.

Është momenti që të gjithë të bëhemi bashkë për të çrrënjosur këtë sistem të instaluar nga kjo qeveri që gllabëron dhe varfëron qytetarët për interes te 5 oligarkëve.

Boll më! Kauza jonë është për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë dhe të gjithë bashkë mundemi”, shkruan Kërpaçi.
***

Në të njëjtën linjë me kryetaren e LRI është edhe ish zv/ministrja e Integrimit, Erisa Xhixho.

Sipas saj, nuk mund të ketë integrim europian për një vend që mohon të drejtën themelore për të protestuar.

“Si kërkon të integrojë vendin ky kryeministër që dhunon të drejtën themelore të qytetarëve për të protestuar?

Ky terror dhe antishtet që po shfaqet sot tek banorët e Unazës së re është fytyra e një regjimi të frikësuar ndaj fjalës së lirë ,ndaj shtetit të së drejtës.

Proçedohen dhe shoqërohen në mënyrë të dhunshme protestues që mbrojnë pronën e tyre nga korrupsioni qeveritar ,ndërkohë që prokuroria nuk kryen asnjë veprim proçedurial ndaj mega aferës së unazës së re ku vidhen 40 milion euro.

Z.Lleshaj nuk po e mbajnë këta banorë peng as qytetin as vendin ,por jeni ju që e keni marr peng me krimin e organizuar dhe bandat me të cilat keni vendosur ta drejtoni.

Rezistenca do të vazhdojë e pamposhtur me mbështetjen e gjithë qytetarëve që kanë vendosur të jetojnë të lirë si qytetarë europianë në Shqipëri e jo si skllever të një regjimi dikatatorial”, shkruan Erisa Xhixho në reagimin e saj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Paralajmëron politikanja serbe: Jeta e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit mund të jetë në rrezik

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, e cila në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidate për deputet nga radhët...

Close