X

Mimi Kodheli: Nëse Franca na refuzon negociatat, humbja do të jetë e tyre, Shqipëria vetëm fiton…


Bëhemi me dije, se ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në deklarimin e saj për çështjen e negociatave dhe vështirësinë e madhe të hapjes së tyre nga Hollanda dhe sidomos, së fundmi edhe nga Franca, e konsideroi refuzimin e Francës, si një humbje të madhe të këtij shteti dhe njëkohësisht si fitore të Shqipërisë.

Gazetari Denis Minga i Report TV, që kurrë nuk ndodh të habitet, u trash goxha nga ky pohim dhe për të kundërshtuar aq sa mundej, përdori retiçencën me fjalët “po kjo është pak…”.

Ja çfarë tha konkretisht ish ministrja:

Edhe kjo mund të jetë. Shiko, unë nuk vuaj nga megallomania dhe as nga narcizizmi, por një gjë mund t’ju them me bindje! Humbja do të jetë e tyre, jo e shqiptarëve… Jo nuk vuaj nga megallomania e shqiptarëve, jo, humbja do të jetë e atyre, Shqipërisë do t’i bëhet vetëm mirë“.

Për t’u qartësuar më shumë rreth kësaj deklarate, ndiqni videon e mëposhtme:

/TPZ.al/Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Kujtim Gjuzi sfidon oratorinë e Edi Ramës dhe i kërkon të bëjë urgjent ADN-në (video)

Edi Rama, nervoz, i çakërdisur, replikoi sot, pothuajse gjithë paraditen, me opozitën e re. Në një fjalim gati haluçinant, ai...

Close