X

Vrasje në prani të tre fëmijëve/ Marsida Qatja po hetohej nga Prokuroria


Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krimin tronditës që ndodhi sot në Kavajë.

41-vjeçari Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë një sherri në banesën e ish-të dashurës, është një emër i njohur për policinë.
(Dritan Haxholli)

Mësohet se shkak i krimit është bërë vendimi i Marsida Qatjas, e martuar (burri në burg në Gjermani) dhe nënë e tre fëmijëve, që t’i jepte fund lidhjes me Haxhollin, gjë që nuk është pranuar nga ai.

Ky i fundit shkoi në banesën e saj, ku ishin tre meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin kishte një lidhje, dhe dy shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë.

Tronditës është fakti që kjo ngjarje mund të kishte përfunduar edhe më keq, duke qenë se tre fëmijët e Marsidës ndodheshin në banesë në momentin e shkëmbimit të zjarrit mes Toçit dhe Haxhollit.

Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.

(Bledar Toci, Shef sigurie në burgun e Durrësit)

Gjithashtu mësohet se 30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila u bë ‘mollë’ sherri për krimin që ndodhi gjatë natës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër, ka qenë nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim.

Burime për News 24 bëjnë me dije se motra e saj ka një agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/