X

Vrasja në Kavajë, gazetari tregon detajet: Dritan Haxholli shkoi për të kryer se*s, qëlluan 16 herë


Gazetari Elton Qyno në një lidhje telefonikë për Report Tv ka nxjerrë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë.

Sipas gazetarit, Toçi është thirrur në banesë nga Marsida Qatja dhe pas tij ka ardhur edhe 41-vjeçari Dritan Haxholli, i cili qëllonte me kallashnikov dritaren e banesës së gruas.

“Është qëlluar 16 herë nga të dyja palët. Brenda në banesë ka qenë Bledar Toçi. Haxholli ka qëlluar me tytë automatiku dritaren e kuzhinës.

I ka thënë të hyjë brenda. Ka hyr dhe kur ka parë Bledarin ka qëlluar. Toçi ka nxjerrë një pistoletë pa leje dhe ka qëlluar edhe ai.

Pas betejës, ka mbetur i vdekur Dritan Haxholli. 41-vjeçari kishte shkuar për të kthyer marrëdhënie seksuale, ka qenë edhe i armatosur,”-tha Qyno.

/ Shqiptarja.com

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/