X

VIDEO/ Hyrje e dhunshme, shenja gjaku, ja vendi ku ndodhi vrasja në Kavajë


Ky është vendi ku ndodhi sherri e më pas vrasja në Kavajë. Në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” duken shenjat e dhunës në apartamentin ku jetonte vajza dhe më pas ish-partneri i saj hyri për t’u konfliktuar pasi nuk pranonte ndarjen.

Dera e apartamentit është e dëmtuar dhe e çarë.

Brava e derës është e thyer dhe e dëmtuar, çka tregon për një hyrje të dhunshme por nuk dihet nëse ka qenë viktima, ish- i dashuri i vajzës Dritan Haxholli ai që ka hyrë me forcë apo persona të tjerë.

Që prej apartamentit deri poshtë është krijuar një vazhdë gjaku, me sa duket nga transportimi i viktimës dhe policit të burgut Bledar Toci që ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 pas mesnate në lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës, ku Haxholli kishte shkuar në banesën e ish-partneres së tij, të cilën sipas dëshmive të para nuk e linte të qetë prej kohësh.

Polici Bledar Toci që është plagosur nga Haxholli i ka dalë në mbrojtje vajzës dhe dyshohet se ka qëlluar për vetëmbrojtje Haxhollin, duke e lënë të vrarë.

Pritet dëshmia e vajzës dhe policit për të zbardhur të plotë gjithë çfarë ka ndodhur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Albin Kurti takon Isa Mustafën, diskutojnë për koalicionin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti ka njoftuar se sot...

Close