X

Tmerr pa fund për Kafu, pas tragjedisë e akuzojnë edhe për lidhje me terroristë

Ish-mbrojtësi brazilian Kafu po kalon një periudhë të tmerrshme të jetës së tij, pasi po vuan nga ngjarje negative që vijnë njëra pas tjetrës. Futbollisti i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në radhët e Romës dhe Milanit, vuajti pak kohë më parë ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të djalit të tij 30-vjeçar, ndërsa tani e kanë përfshirë në një çështje gjyqësore duke e akuzuar për lidhje me terroristë.

Policia po heton një grup terrorist brazilian, PÇ dhe emri i Kafu ka dalë në mes të hetimit. Pas arrestimit të llogaritarit të këtij grupi, janë zbuluar edhe raportet financiare të terroristëve dhe rezulton se Kafu i janë kaluar disa shuma pasi ka shitur banesa dhe prona në shtetin e San Paolos.

Ish-futbollisti natyrshëm ka përgënjeshtruar gjithçka. “Janë lajme false. Nuk di nga del kjo histori meqë nuk kam asnjë pronë në atë zonë”, tha ai, duke refuzuar akuzat që janë ngritur për bashkëpunimin me këtë grupim.

Për shkak të telasheve financiare disa muaj më parë, Kafu mbylli një kompani menaxhimi futbollistësh, ndërsa po përpiqet që të shlyejë miliona euro borxhe që ka bërë në vite.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Meta tallet me nismën për shkarkim: Nuk e llogaris fare

Presidenti Meta është tallur sot hapur me nismën e Kuvendit për shkarkim, duke deklaruar ndër të tjera në intervistën për...

Close