X

Fituesit e Çmimit Nobel për Letërsinë, autorja polake Tokarczuk dhe “adhuruesi” i Millosheviç, Handke

Ditën e sotme janë shpallur fituesit e Çmimit Nobel për Letërinë, për vitin 2018 dhe vitin 2019, në Stokholm të Suedisë.  Shpallja e të dy çmimeve në vitin 2019, ka ndodhur sepse Akademia nuk shpalli fitues vitin e shkuar, si pasojë e një skandali seksual.

Çmimi Nobel për Letërsinë për vitin 2018, i është akorduar autores polake, Olga Tokarczuk, e cila gjithashtu ka fituar çmimin Man Booker International për novelën “Udhëtimet”. Çmimi i është akorduar me këtë motivacion: “për shkak të imagjinatës narrative e cila me pasion enciklopedik, ka kapërcyer kufijtë si një formë jete”.
Ajo ka shkruar novela të cilat janë përkthyer me mjeshtëri nga Antonia Lloyd-JOnes dhe Jennifer Croft. Tokarczuk është një intelektuale e angazhuar, një feministe dhe vegjetariane, e cila shpesh ka zemëruar rrethin konservator në Poloni.

Çmimi Nobel për Letërsinë për vitin 2019, i është akorduar autorit austriak Peter Handke, “për punën e tij influencuese, që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferitë dhe specifikat e eksperiencës njerëzore”.  Handke është një novelist dhe përkthyer shpesh i përfshirë në situata kontroverse. Kjo për shkak se pati një qëndrim kritikues ndaj bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe fjalimi i tij në varrimin e Milosheviçit është përshkruar si një apologji për nacionalizmin serb.

/TPZ.al/

 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Takimi me Osmanin/ Kurti: Ky është fillimi i qeverisjes së re

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para fillimit të takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, e kandidaten...

Close