X

Protesta e Unazës së Re, Balliu: Policia do të mbajë përgjegjësi ligjore. Edi Rama hajdut dhe kriminel


Nga protesta e banorëve pranë Drejtorisë së Policisë ish deputeti i PD, Klevis Balliu paralajmëroi sot efektivët e policisë se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo shoqërim të paligjshëm.

Balliu akuzoi kreun e qeverisë se erdhi të provokojë banorët e unazës së re, të cilët thuajse prej një viti janë në protestë kundër projektit të Unazës së Re.

“Kanë 12 muaj që kërkojnë dialog me qeverinë, të ulen ta zgjidhin siç e ka zgjidhur PD më parë. Ky hajdut ky kriminel nuk kërkon dialog me qytetarët.

Kush pretendon se është Rama, çfarë kujton se me policët e krimit do mundë qytetarët. Përgjigja do jetë e shpejtë e pamëshirshme për këdo që dhunon qytetarët.

Jemi në moment kritik për negociatat dhe çfarë bën Rama, vjen arreston banorët e unazës. E ka mendjen të hapë vizat me Serbinë.

Me gjak do e mbrojmë pluralizmin në Shqipëri. Kam edhe një thirrje këtu për të gjithë punonjësit e policisë, iu them atyre hapini sytë Rama është në ditët e fundit do mbahet përgjegjësi ligjore për këdo që arreston në kundërshtim me ligjin” tha Balliu ndërsa theksoi se protesta do të vijojë edhe pasditen e sotme pranë Unazës së Re.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vrasja në Kavajë, gazetari tregon detajet: Dritan Haxholli shkoi për të kryer se*s, qëlluan 16 herë

Gazetari Elton Qyno në një lidhje telefonikë për Report Tv ka nxjerrë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e...

Close