X

Policia nis arrestimet e banorëve të “Astirit”

Prej afro një viti, banorët e Astirit protestojnë për projektit e rrugës që preket banesat e tyre.

Në Astir kanë filluar arrestimet e banorëve për protestën e zhvilluar ditën e djeshme.

Burime për Faxweb.al, thonë se janë arrestuar Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu.

Ilir Katiraj është personi që qëlloi me këpucë Ramën tek spitali.

Ndërsa, Gramozi ka qenë duke pirë kafe në mëngjes dhe më pas do të ikte për në punë.

Ndërkohë, i janë paraqitur punonjës të policisë, dhe i kanë arrestuar.
Ditën e sotme do të ketë sërish protestë nga banorët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kavajë/ Policia jep detajet: Dy personat sherr në banesën e gruas, polici i burgjeve e vrau me armën e shërbimit

Policia jep informacionin e parë zyrtar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur gjatë natës në Kavajë. Një person ka...

Close