X

PD publikon videon: Shoqërohen zërat kryesorë të protestës te Unaza e Re. Gratë mblidhen për protestë


Banorë të Unazës së Re janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga policia. Lajmi është publikuar nga PD, e cila ka shpërndarë për mediat edhe video nga momenti kur forca të policisë kanë kryer shoqërimin e disa prej banorëve.

“Banorët e Unazës së Re njoftuan se janë shoqëruar në polici disa nga zërat kryesorë të protestës. Edhe në këto momente policia është atje, ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës”,-njofton PD.

Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri penal që ka ashpërsuar nenin për bllokimin e rrugës, i cili parashikon deri në tre vite burg për çdo person që bllokon rrugën fizikisht.

Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Luftë’ për një femër/ Gruaja e kishte burrin në Itali, i dashuri që mbeti viktimë kishte marrë vesh se …

Personi që mbeti viktimë në Kavaje hyri me armë në banesën e të dashurës, pasi kishte marrë vesh se aty...

Close