X

Murinjo refuzon ofertën nga Franca, zbulon edhe të ardhmen e tij



Zhoze Murinjo vazhdon të jetë pushim që nga koha kur u shkarkua nga Mançester Junajtid dhe duket se nuk ka në plan të kthehet këto kohë në krye të ndonjë skuadre. Trajneri portugez, po pret ofertën e duhur ndërkohë që të shumta janë klubet që kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Një ndër to, është edhe Olimpik Lioni dhe mediat franceze bëjnë me dije se klubi i ka bërë një ofertë zyrtare trajnerit portugez. Ky i fundit, pretendohej të zinte vendin e Silvinjos që u shkarkua pak ditë më parë por përgjigja e tij ka qenë e prerë dhe e qartë, duke iu bërë me dije drejtuesve se nuk e ka kampionatin francez një objektiv.

Tekniku portugez ka treguar se dëshira e tij është që të rikthehet edhe njëherë tjetër në Angli dhe pikërisht Premier Liga, do të jetë destinacioni i radhës për të. Tashmë, mbetet të shihet se vendin e kujt do të zërë tekniku portugez ku deri më tani ka provuar Çelsin dhe Mançester Junajtidin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Barça më e ndjekura në stadium, përmirësohen ndjeshëm shifrat e Interit

Kampionatet në Europë janë ndalur për t’u lënë vendin ndeshjeve eliminatore të Euro 2020-ës dhe tani është koha për bilancet...

Close