X

Ky është Bledar Toçi/ Polici i burgjeve që mbeti i plagosur pas përplasjes me armë në Kavajë


Del fotoja e policit, Bledar Toçit, i cili ngeli i plagosur pas breshërisë së plumbave në banesën e kushërirës së tij në Kavajë.

Nga kjo ngjarje e rëndë humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi. Toçi mban detyrën si punonjës i Policisë së Burgjeve.

Si ndodhi sherri:

Fillimisht ka pasur një sherr me mesazhe mes vajzës me inciale M.Q dhe viktimës Dritan Xhahollit. Haxholli pas mesazheve të tensionuara me të dashurën e tij, e ka njoftuar atë që do të shkojë në banesën e saj për t’u “sqaruar”. Vajza duke e ditur tipin e tij, ka njoftuar për ndihmë katër persona të tjerë, mes tyre edhe Bledar Toçi.

Më pas Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e vajzës me iniciale M.Q rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, ku aty ishte edhe efektivi i policisë.

Pas konfliktit, Dritan Haxholli ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov ndaj efektivit të policisë duke e plagosur atë. Menjëherë është përgjigjur me breshëri plumbash edhe efektivi, ku ka mbetur i vrarë Haxholli. Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Mësohet se gruaja M.Q., është e martuar dhe burri i saj ndodhet në Itali.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ky është viktima në Kavajë, u vra nga polici pas sherrit për të dashurën

Del fotoja e viktimës, Dritan Haxhollit i cili humbi jetën pas sherrit me të dashurën në Kavajë. Viktima mbante dy...

Close