X

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump zbarkon në Beograd, për Kosovën

Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbisë po qëndron të enjten në Beograd, një dita pasi vizitoi Prishtinën, për herë të parë që kur mori detyrën e re.

Ai takoi kryeministren serbe, Ana Bërnabiç e më pas edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me dyer të mbyllura.

Në një postim të ambasadës amerikane në Beograd thuhet se ai po qëndron atje me një porosi të qartë nga presidenti amerikan; ‘qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre’./VOA

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Berisha: ‘Shengeni Ballkanik’, si pakti Tito-Enver për bashkimin doganor!

Pas propozimit për krijimin e ‘Shengenit të Ballkanit’ nga ana e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur nga presidenti Aleksandër Vuçiç...

Close