X

Gruaja parukiere me tri meshkuj në shtëpi, burri nga Gjermania ‘merr situatën nën kontroll’, dërgon kushëririn…


Marsida Qatja, shkaku i ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë, ku u vra Dritan Haxholli, është e martuar për herë të dytë. Qatja, ka një fëmijë 2 vjeçe me burrin e dytë, i cili është në burg në Gjermani ku vuan dënimin.

Tvklan shkruan se për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë burri. Ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi.

Një i afërm i burrit të Marsida Qatjas, ka shkuar në banesën e saj në Kavajë, ku i ka dërguar disa foto përmes rrjeteve sociale, për të parë të gjithë situatën pas vrasjes dhe versionin e plotë të historisë.

Por duket se situata nuk ka nevojë për koment. Grila e thyer, pllakat të lyera me gjak, mbeturina nga darka dhe pluhur mbi divan, janë pamjet që i janë dërguar burrit të Marsida Qatjas. Në momentin që ndodhi krimi, në banesë ndodhej i dashuri i ri i Qatjas, dhe dy miq të përbashkët të të dyve.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur.

Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/