X

EMRI/ Përgjaket Kavaja, vritet një person dhe plagoset polici


Qyteti i Kavajës është tronditur mëngjesin e sotëm. Pas një sherri, i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ka mbetur i vrarë një person dhe është plagosur një tjetër, ky i fundit efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Kavajë.

Burime për mediat bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për një grua, në banesën e kësaj të fundit, në orët e para pas mesnate.

Mendohet se viktima shkoi në shtëpinë e ish-të dashurës ku atje gjeti efektivin e policisë. Pas një sherri fizik, ata kanë filluar të qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit.

Personi i vrarë ende nuk është identifikuar, ndërkohë që mendohet të jetë banor i zonës.

I plagosuri Bledar Toçi, i cili punon si polic burgjesh, është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Barça më e ndjekura në stadium, përmirësohen ndjeshëm shifrat e Interit

Kampionatet në Europë janë ndalur për t’u lënë vendin ndeshjeve eliminatore të Euro 2020-ës dhe tani është koha për bilancet...

Close