X

“Edi is the guy”/ Vuçiç ve në lojë Ramën gjatë shëtitjes në Novi Sad

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë përfituar nga rasti për të bërë një shëtitje në qytetin e Novi Sadit menjëherë pas darkës që ata patën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e atë serbe, Ana Brnabiçin.

Që të gjithë janë dukur të relaksuar dhe s’kanë munguar batutat mes tyre.

Siç shihet në këtë video, në një moment gazetarët që ndjekin zyrtarët e lartë i janë drejtuar me një pyetje Vuçiçit: Ç’do të thotë ky takim për Ballkanin?

Vuçiç e vë në lojë Ramën duke thënë me ironi “Edi is the guy…”.

Më pas Rama buzëqesh dhe ndryshon bisedën: “Është mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Digjet makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është djegur në rrethana ende të paqarta sot, rreth orës 04:30...

Close