X

DETAJE/ Vrasja me armë në Kavajë, sherri në banesën e ish-të dashurës. Kush janë viktima dhe i plagosuri


Dalin detajet e para nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën, ku një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen numër 2 të qytetit, ndërkohë që janë identifikuar edhe viktima dhe i plagosuri.

Viktimë ka mbetur shtetasi Dritan Haxholli, partner i gruas së re, ndërsa polici i plagosur është Bledar Toci.

Viktima ka hyrë në banesën e ish-të dashurës dhe ka qëlluar me armë, duke plagosur policin e burgjeve Bledar Toci.

Më pas, ky siç ka njoftuar edhe policia, ka nxjerrë armen e shërbimit dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Policia nis arrestimet e banorëve të “Astirit”

Prej afro një viti, banorët e Astirit protestojnë për projektit e rrugës që preket banesat e tyre. Në Astir kanë...

Close