X

DETAJE/ Kush është Marsida Qatja ‘mollë’ e sherrit për vrasjen në Kavajë, e martuar me tre fëmijë


Personi që shihni në foto është gruaja që u bë ‘mollë’ e sherrit që pasoi me një të vdekur dhe një të plagosur.

Një lidhje e ndërprerë, ka bërë që ish- i dashuri mos të pranonte ndarjen nga shtetasja Marsida Qatja, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve të mitur.

Gruaja e martuar, burri i të cilës ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, ky i fundit i divorcuar.

Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, 41 vjeç, ishte lidhur me shtetasin Bledar Tocin, polic burgu, i cili mbeti i plagosur.

Ngjarja në Kavajë mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq.

Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe tre fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 10, 7 dhe 2 vjec.

Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.

Si ndodhi ngjarja

Mësohet se pasi ka parë që në banesë ka pasur njerëz të tjerë, pasi përveç policit të burgut, aty kanë qenë prezent edhe dy persona të tjerë, (Xhuljo Biturku dhe Ermir Çela shok të 30-vjeçares), Haxholli ka hyrë nga dritarja e ballkonit, ndërsa ka qëlluar me kallashnikov drejt Beledar Toçit, polic i burgut të Durrësit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/