X

‘Çmenduria’ e Brexit/ 500 mijë aplikime për leje qëndrimi në Britani gjatë shtatorit

Gati dy milionë qytetarë europianë kanë aplikuar për të qëndruar në Britaninë e Madhe, pas Brexit-it, me afrimin e datës së parashikuar, nga të cilët 500 mijë vetëm gjatë muajit shtator, tregohet në statistikat e publikuara nga qeveria britanike.

“Kjo është një shenjë shqetësimi. Kur njerëzit janë të frikësuar, ata shqetësohen dhe përpiqen të garantojnë statusin e tyre dhe qeveria i ka frikësuar ata me rrezikun e largimit pa marrëveshje.”, tha Nicholas Hatton, themeluesi i shoqatës “The3Million”, që mbron interesat e qytetarëve europianë në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, 38 për qind të të tjerëve, që kanë jetuar në Britaninë e Madhe për një kohë më të shkurtër, u është dhënë një parastatus. Ky parastatus i lejon ata të qëndrojnë në vend edhe për pesë vite të tjera dhe të aplikojnë për status të përhershëm pasi të jetë arritur pragu i pesë viteve të qëndrimit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Urdhëroi dhe paralajmëroi arrestimin, zbardhet vendimi i Gjykatës për Arjan Ndoja dhe Liridon Pulaj

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka zbardhur vendimin e masës së dhënë; “arrest me burg” për ish-kreun e Kadastrës Durrës,...

Close