X

Besnik Mustafaj: Ka një zbutje të Albin Kurtit, zgjedhja e tij kryeministër është e mirë për Kosovën

Analisti dhe opinionisti, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 u ndal edhe tek zhvillimet politike në Kosovë, ndërsa “skanoi” në detaje edhe raportin mes Liderit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit të LDK-së.

Ai tha se kryeministri i ri i Kosovës do të jëtë Albin Kurti.

Ka një zbutje të madhe midis kursit publik dhe politik të Kurtit. Ka ardhur shumë në zbutje Vetëvendosje. Në fund të fundit programi qeverisës është një marrëveshje.

Ndarja e votave deri tani është më pak se 1 %. Pavarësisht se VV ka një deputet më tepër, nuk ka një pushtet për t’i imponuar një ndarje programore të tepruar LDK. Do të krijohet një simbiozë mes të dyja palëve.

Unë jam një mik i LDK dhe zemra do të ma donte të ishte Vjosa Osmani kryeministre, por mendoj se për të mirën e Kosovës do të ishte Albin Kurti”-tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dënoi Albin Kurtin me 15 vite, rrëfehet gjyqtarja famëkeqe serbe: Çfarë më tha gjatë marrjes në pyetje

Gjyqtarja serbe e masave të dhunshme e instaluar në Prishtinë, Danica Marinkoviq e cila gjatë viteve 90-të pothuajse ka dënuar...

Close