X

Berisha: ‘Shengeni Ballkanik’, si pakti Tito-Enver për bashkimin doganor!

Pas propozimit për krijimin e ‘Shengenit të Ballkanit’ nga ana e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, vjen një reagim nga Sali Berisha.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha e cilëson këtë nismë si pakti Tito-Enver për bashkimin doganor. Ish-kryeministri Berisha tha se “ky akt shënon një përçarje të re nga presidenti serbomadh Vuçiç dhe argati i tij Zografi Bis i Ballkanit”.

“Shengeni Ballkanik si pakti Tito-Enver per bashkimin doganor!

Ky akt shenon nje perçarje te re dhe atavike nga presidenti serbomadh Vuçiç dhe argati i tij Zografi Bis i Ballkanit!
Te dashur miq, te deshtuar ne perspektiven e tyre europiane per shkak te karrigeve te pushtetit te tyre qe qendron mbi krimin dhe korrupsionin, dyshja Vuçiç – Zografi Bis shpallen sot ne Novi Sad nje pakt te firmosur ne vitin 1946 nga Josif Broz Tito dhe vasali i tij Enver Hoxha, ate te Bashkimit Doganor i gjithe ky ne kuadrin e shnderrimit te Republikes se Shqiperise ne Republike te 7 te ish-Jugosllavise. Ata e quajten kete pakt per te maskuar thelbin e tij përçarës antishqiptar si Shengeni Ballkanik. Ne te vertet sot serbomadhi Vuçiç dhe Zografi Bis kane shpallur Mini Jugosllavine, ne te cilen vendin dikurshëm te Bulatoviçit dhe Rrahman Morines, pra vendin e te dyve e zevendeson Zografi Bis dhe shpallin pa asnje studim Shengenin Ballkanik, ne te vertet Minijugosllavine pa tre republikat e saj Slovenine, Kroacinë, Malin e Zi pa republikën e Kosoves.
Ky akt, i cili përveçse vendos Shqiperine ne ombrellen politike te Serbisë dhe e largon nga ajo e Brukselit ka dy pasoja te renda direkte mbi shqiptaret.
Se pari izolon dhe vështirëson Kosovën ne qëndrimet e saj te drejta ndaj Beogradit.
Se dyti shkaterron perfundimisht prodhimin bujqesor te Myzeqese dhe te gjithe ultesires bregdetare dhe fushes se Korçes, te cilat ne kushte tejet te pabarabarta duhet te perballen me vershimin masiv te prodhimeve bujqesore te Serbise nepermjet klaneve mafioze te Rames dhe klienteles se tij. Sb”, shkruan Berisha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Çmenduria’ e Brexit/ 500 mijë aplikime për leje qëndrimi në Britani gjatë shtatorit

Gati dy milionë qytetarë europianë kanë aplikuar për të qëndruar në Britaninë e Madhe, pas Brexit-it, me afrimin e datës...

Close