X

Adhuruesi i Millosheviçit merr Nobelin në letërsi, Rama: Nuk mendoja se një çmim do të më shkaktonte të vjella

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas ndarjes së çmimit Nobel në letërsi, që u fitua nga shkrimtari austriak, Peter Handke, që njihej si adhurues i Millosheviçit.

Në një reagim në anglisht në Twitter, Rama shkruan se kjo gjë i ka shkaktuar ndjesinë e të vjellit, dhe e quan një turp.

“Kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral, siç është Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të bëhemi kaq të ftohtë ndaj racicizmit dhe gjenocidin”, shkruan Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kosova jashtë “Shengenit Ballkanik”? Rama: Serbia s’ka vënë asnjë veto, ndryshe nuk shtrëngoja dorën me Vuçiç

Pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,...

Close