X

Sulmi me armë në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar në qytetin lindor Halle në Gjermani, pas të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona, ka thënë policia.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, policia u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të “jenë të vëmendshëm”, pasi nuk është bërë e qartë nëse ka më shumë se një sulmues.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe ka pasur një varg armësh.

E përditshmja Bild ka thënë se sulmuesi ka nisur sulmin afër një sinagoge në zonën Paulus në qytetit, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Policia ka rrethuar zonën Paulus.

Në disa raportime është thënë se pasi sulmuesi apo sulmuesit kanë ikur nga skena e sulmit, janë dëgjuar të shtëna në një zonë të afërt.

Akti ndodhi në festën e Yom Kippur, festa më e lartë hebraike, e cila kryhet si një ditë pushimi dhe agjërimi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
18 vite burg për trafik heroine, kush është i shumëkërkuari i arrestuar në Fier (Emri)

Një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Fier. Fredi Genica ishte dënuar me 18...

Close