X

Sulm me armë në Gjermani, dy të vdekur


Një ngjarje horror ka tronditur ditën e sotme Gjermaninë ku një person i armatosur ka vrarë dy persona në qytetin Halle.

Në afërsi të një sinagoge, autori ka hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin në brendësi të objektit të kultit fetar duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.

Ndërkohë autoritetet gjermane kanë njoftuar se atentatori ka qenë i veshur me kamuflazh dhe është larguar me makinë pas atentatit.

Ende mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes dhe nëse ky ka qenë një sulm i mundshëm terrorist.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Negociatat/ Si e komenton specialisti i Ballkanit qëndrimin e Parlamentit holandez

Teksa na ndajnë dhe pak ditë nga mbledhja vendimtare e Këshillit Evropian (17-18 tetor), Parlamenti holandez nuk ka ndryshuar qëndrimin...

Close