X

Qeveria italiane nxjerr “pa punë” 345 ligjvënës: Do të kursejnë 300 mijë euro në ditë


I është dhënë drita jeshile edhe në Parlament propozimit të bërë nga Lëvizja 5 Yjet, partia më e madhe në Itali, për zvogëlimin e numrit të ligjvënësve nga 945 në 600.

“Ansa” shkruan sot, se lëvizja e cila synon të ulë shpenzimet shtetërore dhe qeveritare për të ndihmuar ekonominë italiane, ishte një projektligj i cili u miratua përfundimisht me 553 vota pro, 14 kundër dhe dy abstenime.

Duke qenë një projektligj kushtetues, kërkohej një shumicë absolute e anëtarëve të Kuvendit, e barabartë me 316 vota, raportojnë mediat italiane.

Tashmë, numri i deputetëve ka shkuar në 400 nga 630 dhe senatorët në 200 nga 315.
Me duartrokitje është pritur miratimi i këtij projektligji që është quajtur reformë për shkurtimin e shpenzimeve parlamentare, veçanërisht nga tavolinat e Lëvizjes 5 Yjet.

“Projekt-ligji kushtetues që zvogëlon numrin e parlamentarëve është miratuar nga parlamenti” – shkroi Kryeministri Giuseppe Conte në Twitter – një reformë që prek kostot e politikës dhe e bën funksionimin e Parlamentit më të efektshëm.

Një hap konkret për të reformuar Institucionet tona, për Italinë është një ditë historike”.

“Një reformë historike, një fitore e madhe për qytetarët italianë”, tha Luigi Di Maio para Parlamentit.

Me këtë lëvizje, qeveria e Italisë synon të kursejë 300 mijë euro në ditë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Oriz në vend të kokainës/ “Këto nuk i ka bërë as Hitleri, ju duhej një kurban”, i kërkuari i policisë nga arratia letër Apelit për Krimet e Rënda

Gentian Malindi, i dyshuari i policisë që është shpallur në kërkim për aksionin e kapjes së kokainës në kontejnerët që...

Close