X

Pesë Ministra britanikë kërcënojnë të japin dorëheqjen për “Brexit pa marrëveshje”


Kryeministri britanik, Boris Johnson, është përballur me rebelim të ri brenda qeverisë së tij dhe grupit konservator të partisë së tij, pasi shqetësimet po rriten për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Të paktën pesë Ministra mendohet të japin dorëheqjen në grup, shkruan Times.

Bëhet fjalë për Ministren e Kulturës, Nicky Morgan, Ministrin e Irlandës Veriore Julian Smith, Ministrin e Drejtësisë Robert Buckland, Ministrin e Shëndetësisë Matt Hancock dhe Prokurori i Përgjithshëm Geoffrey Cox.

Një zyrtar qeveritar i tha gazetës gjithashtu, se një “numër shumë i madh” i anëtarëve të grupit parlamentar Tories gjithashtu do të jepnin dorëheqjen nëse vendi shkon drejt të ashtuquajturës Brexit pa marrëveshje.”

“Qeveria përcakton strategjinë, jo zyrtarët që nuk janë zgjedhur. Nëse ajo që ne po shohim është një përpjekje për ta bërë këtë, ajo do të dështojë, “-i tha gazetës një ministër tjetër.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Bullgaria “kushte” për negociatat, kërkon gjuhë dhe regjistrim për minoritetin

Bullgaria i jep mbështetje të plotë integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kjo është theksuar në...

Close