X

Pastrimi në Tiranë, KLSH gjen shkelje: U favorizua kompania “Fusha”


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin përfundimtar për auditimin në “Tirana Parking”, Bashkia Tiranë, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të prokurimit publik dhe përqendrim i fondeve publike drejt një kompanie të vetme.

Pikërisht “Fusha.sh.p.k” e cila ka fituar një sërë tenderash në Bashkinë e Tiranës, përfshirë Sheshin Skënderbej.

Në raportin e KLSH, thuhet se “nga verifikimi rezultoi se Tirana Parking, për vitin 2018, ka zhvilluar gjithsej 16 procedura prokurimi, dhe me përjashtim të blerjeve me vlerë të vogël, në 5 procedura ka patur vetëm një operator ekonomik, pjesëmarrës.

Ndërsa në dy procedura rezultojnë operatorë ekonomik me ofertë më të ulët që janë skualifikuar”.

Për vitin 2018, vlera më e lartë e prokuruar dhe e fituar është në shumën 8 568 981 lekë pa tvsh në tenderin me objekt “Shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit”, me referencë 49171, zhvilluar më datë 15/03/2018 ku është shpallur fitues operatori i vetëm në garë “Fusha shpk”.

Në dokumentacionin e administruar në dosjen e sistemit të prokurimit elektronik në APP (Ref.49-171) procedura me objekt; Shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit në sheshe mbi e nën tokë e terminale” u konstatuan mospërputhje me kërkesat ligjore në fuqi konkretisht;

-Nëpërmjet njoftimit të fituesit datë 06.03.2018 konstatohet se, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka kualifikuar dhe shpallur fituese ofertën ekonomike e paraqitur e vetme në konkurrim nga “Fusha shpk” me vlerë 8,798,873 lekë pa tvsh, me argumentin se: kjo ofertë ka plotësuar të gjitha “Kriteret për kualifikim”.

Nga auditimi dokumentacionit i administruar në dosjen e procedurës e pasqyruar në sistemin e prokurimit elektronik në APP konstatohet se; KVO ka kualifikuar ofertën e vetme në konkurrim, ndërsa referuar në dokumentet e dorëzuara kjo ofertë e vetme e shpallur fituese, nuk i plotëson kërkesat kualifikuese të parashikuar më analitike paraqiten sa më poshtë;

-për shtojca (9) “Specifikime teknike”; pika (3).

Fshirja e Shesheve dhe Terminaleve me makineri teknologjike, nënpika 3.5“Mjetet dhe pajisjet”; gërma (a) “Makina teknologjike për fshirjen e shesheve dhe terminaleve, me kapacitet mbajtës 4-6 m3, te pajisura me 2 fshesa anësore (majtas dhe djathtas) dhe një fshesë qendrore rrul, sistem thithës të pluhurave (aspirator) dhe sistem spërkatje me ujë gjatë punës, mundësisht me tub aspirimi të jashtëm thithës, i vitit të prodhimit jo më poshtë se 2010”, si dhe “Kritere te veçanta të kualifikimit”,

pika 3.2 “Kapaciteti teknik”, pika.12 “OE” duhet të paraqesë deklaratë me shkrim se mjetet e paraqitura janë në përputhje me specifikimet teknike pjesë përbërëse e këtyre dokumente tenderi”, ndërsa rezulton se;

OE i vetëm në konkurrim me dokumentet kualifikuese bashkëlidhur me ofertë ekonomike ka paraqitur;

-mjetin teknologjik për fshirje me foto e targë AA833NF prodhim i vitit 2007, ndërsa kërkohet detyrimisht prodhim i vitit jo më poshtë se 2010, njëkohësisht ky mjet nuk ka të instaluar fshesë qendrore dhe aspirator thithje, për pasojë nuk plotëson kërkesat në DST.

-mjetin me foto dhe targë AA205TC kamionçinë me kazan të mbyllur, ndërsa nuk është hermetik, për pasojë nuk plotëson kërkesat në DST, etj.

Sipas KLSH-së: Në këto kushte, për mangësi në plotësimin e kërkesave kualifikuese, procedura e prokurimit duhej të ishte anuluar për mungesë konkurrencë, pasi në garë nuk duhej të ngelej asnjë ofertë e vlefshme, në mospërputhje me kërkesat e parashikuara nga ligji nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, neni 2 “Parimet e përzgjedhjes”, neni 20 “Mosdiskriminimi”,

neni 46 “Kualifikimi i ofertuesve”, neni 52 “Hapja e ofertave” pika (1); (6), neni 53 “Shqyrtimi i ofertave”, neni 54 “Alternativat”, neni 55 “Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese” dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, Kreu (VII) “Zyrtarët e prokurimit dhe zhvillimi i procedurave”; neni 64 “Hapja e ofertave”; neni 66 “Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave”; neni 67 “Klasifikimi i ofertave”; neni 68 “Raporti përmbledhës”;

Kreu (VIII) “Kushte të përgjithshme për zbatim”, neni 73 “Mungesa e konkurrencës”, neni 74 “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, për këtë ngarkohet me përgjegjësi Komisioni Vlerësimit të Ofertave.

Auditimi u krye në bazë të programit të auditimit nr. 34285/1, datë 25.10.2018, dhe përfshiu 2 periudha buxhetore, viti 2016 dhe viti 2017 përqendruar kryesisht në tre drejtime, vlerësimi i funksionimit të kontrolleve të brendshme, veprimtaria kontabël dhe saktësia e paraqitjes së pasqyrave financiare dhe përputhshmëria e procedurave të prokurimit publik me kërkesat dhe kriteret e kuadrit rregullator në fuqi.

Përgjithësisht nga auditimi janë evidentuar dhe adresuar 18 gjetje në total dhe mbi bazën e tyre janë dhënë 12 rekomandime me prioritet të lartë dhe 5 rekomandime me prioritet të mesëm.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Pesë Ministra britanikë kërcënojnë të japin dorëheqjen për “Brexit pa marrëveshje”

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është përballur me rebelim të ri brenda qeverisë së tij dhe grupit konservator të partisë së...

Close