X

Opozita fiton në Kosovë/ Bushati jep mesazhin e kriptuar: Nuk kanë lidhje me oligarkë, mediat…

Ish-minstri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vlerësoi fitoren e opozitës në Kosovë, Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit të LDK-së, duke theksuar se kandidatët për kryeministër nuk kanë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me oligarkinë financiare të Kosovës.

Bushati shkon edhe më tej kur thotë se raporti i tyre me mediat është më i mirë se i politikanëve shqiptarë.

“Është raporti me ekonominë, në rast se e shohim të dy kandidatët qoftë Albini qoftë Vjosa, nuk mund të thuhet për asnjërin që në të shkuarën të tyre të kenë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me të ashtuquajturën oligarki financiare në Kosovë. Raporti i tyre shumë i ndryshëm me mediat, nga raporti që përgjithësisht ne politikanët në Shqipëri kemi me mediat. Mënyra si u pasqyrua fushata dhe një lloj kordoni sanitar që përcaktuan kandidatët dhe partitë politike për ekrane dhe studio të caktuara të cilat konsideroheshin si studio në duart apo instrument të qarqeve të caktuara politike apo ekonomike. Mendoj që këto lloj elementesh ne gjithashtu duhet ti kemi parasysh në administrimin e të gjithë jetës politike në Shqipëri”, u shpreh Bushati në emisionin “Përballë”.

Bushati vlerëson kandidatët e opozitës në Kosovë falë raporteve të distancuara të saj me oligarkët në Kosovë dhe mediave të kapura, duke bërë një ‘mea culpa’ për politikën shqiptare, pjesë e së cilës është prej vitesh. Me këtë qëndrim ish-ministri vendoset kundër establishmentit politikë-oligarkë-media në Shqipëri, pasi vlerëson këto dy pika tek kandidatët e opozitës kosovare. Tjetër qëndrim ky i kundërt nga Edi Rama që jo vetëm mohon oligarkinë në Shqipërinë, por edhe bën avokatin e tyre në publik. Kujtojmë se Rama vendosi t’i kurojë estetikisht oligarkët shqiptarë në një mbledhje me ta vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Thaçi zbulon bisedën me Grenell: Kosova e Serbia të gjejnë një zgjidhje finale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin Richard Grenell, Përfaqësues Special i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për...

Close