X

Operacion i policisë greke, sekuestrohen 116 kg drogë pranë kufirit me Shqipërinë

Policia greke gjatë aksionit të ndërmarrë ditën e sotme ka bllokuar 116 kg drogë, të llojit marijuanë në pikën kufitare Shqipëri-Greqi. Operacioni u zhvillua në Grevena, ku policia greke ka ndaluar edhe dy automjete.

Në njërin prej automjeteve u gjet dhe u sekuestruan 36 pako me 116 kg 100 gram marijuanë, ndërsa mjeti i dytë shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga kanë përfunduar tre shtetas grekë, 34, 36 dhe 51-vjeç.

Gjatë kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram marijuane në total, një peshore, një thikë, gjashtë celularë dhe 260 euro.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Gabim teknik me formularët/ KQZ në Kosovë vendos për rinumërimin e 303 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka marrë vendim që 303 vendvotime të shkojnë në rinumërim. Sipas Komisionit 303...

Close