X

Në Angli nuk kanë dyshime, Strakosha do të transferohet në… Premier Ligë

Thomas Strakosha mund të përfundojë te Totenhemi në merkaton e janarit.

Sipas medias britanike “football.london”, drejtuesit e “gjelave” janë hedhur në sulm për gardianin shqiptar, pas dëmtimit serioz të portierit Hugo Loris, i cili theu krahun, teksa do të tentojnë të bindin drejtuesit e Lacios, për transferimin e Strakoshës tek Totenhemi.

Paraqitjet fantastike të 24-vjeçarit me fanellën e kaltër, kanë bindur londinezët se shqiptari është i duhuri për të zëvendësuar francezin Loris.

Kujtojmë që Spursat shfaqen interes edhe gjatë merkatos të verës, ndërkohë që janari duket i përshtatshëm për transferimin e Strakoshës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
“Rrihe, por mos i lërë shenja”/ Historia e 21-vjeçares që dhunohej nga burri dhe familja e tij

“Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot,...

Close