X

Kujtim Gjuzi sfidon oratorinë e Edi Ramës dhe i kërkon të bëjë urgjent ADN-në (video)

Edi Rama, nervoz, i çakërdisur, replikoi sot, pothuajse gjithë paraditen, me opozitën e re. Në një fjalim gati haluçinant, ai konkludoi duke iu drejtuar parlamentarëve dhe mbi të gjitha, deputetit Kujtim Gjuzi me këto fjalë:

Një njeri i vetëm ka të drejtë të më ndërhyjë mua sa herë të dojë, Naltëmadhnia… Unë nuk pranoj këtu Republikanë që të ndërhyjnë! Vetëm mbreti, mbreti mund të ndërhyjë…
Gjithsesi kjo është ajo që mund të bëjmë ne, derisa të vijë dita e madhe e shpalljes së Monarkisë, me në krye Naltëmadhninë e tij, Gjuzi I. Kjo është ajo që mund të bëjmë ne“.

Pas kësaj deklarate të Ramës, Kujtim Gjuzi shpërtheu, por Gramoz Ruçi nuk ia dha fjalën. Megjithatë, më pas, kur Rama u largua, Ruçi u qetësua dhe e lejoi deputetin  Gjuzi, që të ngjitej në podium. Ndryshe nga përçartja e stërgjatur e Edi Ramës, Gjuzi u shfaq në fjalimin e tij të shkurtër, i freskët dhe mjaft i qartë.

Duke patur parasysh faktin që Edi Rama, që nga vitet 90′ deri më sot, nuk i ka vendosur kurrë të ndenjurat në një vend, duke qenë pjesëmarrës në grupime politike nga më të çuditshmet, duke pretenduar deri edhe afërsi me oborrin mbretëror, Gjuzi i kërkoi atij, të bënte ADN-në, për të kuptuar se ç’lloj gjaku ka ky njeri.

Më pas deputeti Gjuzi, deklaroi se Edi Rama ka një fjalor shumë të kufizuar dhe qesharak, në raport me politikanët e tjerë lokalë, përfshirë këtu edhe Myslim Murrizin.

Për të mos e prishur më tej me stërgjatje fjalësh këtë përplasje, ndiqni videon e mëposhtme:

VIDEO:

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Shpërthen avokati: Të armatosemi dhe të krijohen urgjentisht armatat në Shqipëri dhe në Kosovë dhe urdhri im për Albin Kurtin!

Ndryshimet e mëdha në Kosovë, pas zgjedhjeve të orëve të fundit, kanë detyruar edhe avokatin tonë të ditur, Spartak Ngjela,...

Close