X

Kryemadhi: Disa ndërkombëtarë në Tiranë, palë me qeverinë, jo asnjanës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ka sulmuar ndërkombëtarët në Tiranë.

Duke bërë krahasimin me Kosovën, Kryemadhi është shprehur se në Prishtinë, ndërkombëtarët nuk folën fare dhe nuk u bënë me njërën palë.

Por sipas Kryemadhit në Tiranë ka ndodhur e kundërta, pasi ndërkombëtarët janë vendosur në krah të qeverisë me të gjitha skandalet e saj.

Por sipas kryetares së LSI-së muajt e fundit edhe ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim.

‘U prish cilësia e mallit dhe ndërkombëtarët ndryshuan deklarimet e tyre.

Nuk është problem për holandezët kanabisi, për holandezët është problem heroina dhe kokaina. Po vriten biznesmenët ne dyert e shtëpive’, tha Kryemadhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“I pakorruptuar, pa pazare të fshehta”, analisti amerikan flet për zgjedhjen e Albin Kurtit: Qëndrimi amerikan të mbështetet te realiteti i ri në Kosovë

Një analist amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përshtatin qëndrimin e tyre ndaj qeverisë së ardhshme të Kosovës,...

Close