X

Kosova, i mohon hyrjen Crvena Zvezdas, qeveria serbe sulmon: “Përjashtojini nga FIFA e UEFA”

Crvena Zvezda është ndaluar të hyjë në territorin e Kosovës. Skuadra e kryeqytetit serb duhet të mbërrinte në Zvecan për të luajtur 1/16 e finales së Kupës së Serbisë kundër skuadrës vendase, Trepca, por Kosova ka qenë e qartë në arsyetimin e saj.

Një vit nga gjesti i shqiponjës së kosovarëve të Zvicrës, Xhaka e Shaqiri, kundër Serbisë në Botëror, vjen një tjetër rast që do të bëjë të diskutohet.

Siç raporton Associated Press, Crvena Zvezda e Beogradit është ndaluar të futet në territorin kosovar, për të luajtur në Zvecan, vend me mazhorancë serbe, kundër Trepca, që edhe pse ndodhet në Kosovë diskuton kampionatin dhe kupat e Serbisë.

Nuk ka qenë e mundur për shkak të tensioneve politike që pasuan pavarësinë e Kosovës, asnjëherë e pranuar nga Serbia, që vazhdon ta konsiderojë një provincë me mazhorancë shqiptare. Për këtë arsye autobusi që mbante lojtarët e Crvena Zvezda është ndaluar në kufi në Jarinje. Urdhëri i policisë ishte të ndalonin hyrjen e skuadrës e kështu ndeshja nuk u luajt. Do të zhvillohet megjithatë, si sqaron ANSA, në fushën e Federatës Serbe, pak kilometra nga Beogradi.

Ndeshja ishte parashikuar si problematike, në pikën që FIFA e UEFA (ku Kosova bën pjesë) kishin vendosur që ishte më mirë të luhej se ta ndalonin. Por qeveria e Prishtinës vendosi ndryshe e tani sulmohet nga ajo e Beogradit, që kërkon sanksione të jashtëzakonshme si përjashtimi i Kosovës si nga FIFA ashtu dhe nga UEFA.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Kokaina në Durrës, policia greke zbulon si ranë në gjurmë të kontenierëve

Autoritetet greke kanë dhënë në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë pasdite, detaje të reja për zbulimin dhe sekuestrimin...

Close