X

Gjendet i pajetë në makinën e tij 38-vjeçari (Detajet e para)

Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jeta në makinë ditën e sotme në kryeqytet.

Sipas policisë, trupi është gjetur rreth orës 16:00, në rrugën “Mustafa Matohiti”, në automjetin e ndezur tip “BMW”, ndërsa i përket 38-vjeçarit me iniciate R.B.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime të tjera.

Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vodhi bizhuteritë në vilën e të moshuarve ku punonte, në pranga 30-vjeçarja shqiptare në Selanik

Një shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se se ka vjedhur bizhuteri dhe para në banesën...

Close