X

Gazetarja britanike Alice Taylor fiton gjyqin me policinë, do të vijojë të qëndrojë në Shqipëri

Gazetarja Alice Eisabeth Taylor ka fituar gjyqin ndaj policisë shqiptare për të qëndruar në Shqipëri.

Ka qenë vetë gazetarja që e ka ndarë këtë lajm në faqen e saj në Twitter.

“Pas 8 muajsh, fitova gjyqin ndaj policisë për të qëndruar në Shqipëri. Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën, të dua shumë Shqipëri, Tirana” – shkruan Taylor.

Gazetares nuk iu rinovua leja e qëndrimit nga qeveria shqiptare 8 muaj më parë. Taylor është gazetare britanike dhe shkruan për Balkanista, Exit.al dhe The Shift.

Taylor raportonte asokohe në Twitterin e saj se Zyra e Emigracionit kishte anuluar procesin për rinovimin e lejes së qëndrimit të saj.

Më tej, në postimet e saj në Twitter, Taylor shtonte se ajo tani është në Shqipëri “ilegalisht dhe i kërkohet të largohet, pavarësisht se ka një çertifikatë mjekësore ku shkruhet se unë nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që mund të vijnë nga të qenit gati gjashtë muajshe shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar ”.

Tërheqja e papritur e rinovimit të lejes së qëndrimit të Taylor erdhi në një kohë kur një fushatë e mediave aleate të qeverisë u përpoq ta cilësonte atë si një “spiun ruse” pas një interviste në të cilën Taylor kritikonte qeverinë shqiptare të Ramës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Në Turqi e vlerësojnë Shqipërinë: Ndeshja më e rëndësishme

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, para mediave kanë dalë dy futbollistë nga skuadra...

Close