X

Enea Mihaj: Një ditë do të jem kapiteni i Shqipërisë

Afrimi i tij në radhët e përfaqësueses shqiptare ka ardhur mes shumë polemikash, por Enea Mihaj i është bashkuar Shqipërisë një vit më parë me ambicie të qarta. Djaloshi i rritur në Greqi, pranon se ka qenë i dyzuar gjatë gjithë jetës brenda vetes, pasi duke u rritur e jetuar në Greqi, e ndiente veten të ndarë mes dy kombësive. Por në intervistën e dhënë për TV Klan, mbrojtësi nuk e fsheh se dëshiron të jetë një ditë lideri i kombëtares kuqezi dhe të mbajë shiritin e kapitenit të saj.

“Unë besoj se në pak kohë do të luaj më shumë edhe me kombëtaren. Një ditë besoj se do të jem kapiteni i kombëtares”, janë fjalët e futbollistit i cili shpjegon edhe momentin e zgjedhjes kuqezi.

“Kur një njeri rritet në një shtet tjetër, edhe me babin dhe mamin flas në greqisht, beson brenda vetes se është edhe grek edhe shqiptar. Ajo që më bëri të vi në Shqipëri është se atë që do ta bësh, ta bësh me gjithë shpirtin. Shpirti im ishte më shumë që të vija te Shqipëria”, tha ai.

Mihaj mendon se elementët e rinj i kanë dhënë një marsh më shumë përfaqësueses së fundmi, por nuk beson se është koha që të largohen edhe “veteranët” nga skuadra. “Jam me kombëtaren 20 vjeç, por për mua nuk është aq gjë e madhe, dua të vazhdoj dhe të bëj gjëra më të mëdha. Këtë vit që vjen dua të tregoj atë që mund të bëj në të vërtetë. Pamë disa lojtarë të rinj, pamë Bare, Manaj e Gjasula, dhanë dëshirën të fitojmë ndeshjen, shpejtësi e energji në ndeshje. Por për mua sigurisht duhen edhe lojtarë që janë më me eksperiencë”, deklaroi mbrojtësi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Aksidentohet Albano Bogdo, aktori fotografohet i ulur në trotuar

Aktori i humorit Albano Bogdo është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet, teksa aktori po udhëtonte...

Close