X

Albin Kurti: Ja marrëdhëniet e mia me Presidentin Meta

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një intervistë për “Opinion” u pyet edhe për raportet që ka me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Ai theksoi se me Edi Ramën ka pasur marrëdhënie të mira në të kaluarën, por aktualisht shtoi se lidhja mes tyre është më e “zbehtë” seç ka qenë. Ndërkohë marrdhëdhëniet me Kreun e Shtetit shqiptar, Kurti tha se i ka shumë të mira.

“Me Ramën kam pasur marrëdhënie shumë të mira, por nuk i kemi të mira. Megjithatë unë dua të kemi raporte të mira pasi nuk jemi dy persona të veçantë. Marrëdhëniet janë prishur në kohën e protestave. Do të takohem shpejt me Ramën. Me Metën kam marrëdhënie shumë të mira, nuk e kam takuar ka shumë kohë”- tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gnabri dhe Alario japin spektakël, barazim mes Gjermanisë dhe Argjentinës

Serzh Gnabri dhe Lukas Alario kanë qenë dy protagonistët e ndeshjes së sotme miqësore mes Gjermanisë dhe Argjentinës, duke shënuar...

Close