X

18 vite burg për trafik heroine, kush është i shumëkërkuari i arrestuar në Fier (Emri)

Një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Fier. Fredi Genica ishte dënuar me 18 vite e katër muaj burg për trafik heroine në Itali.

Në kuadër të operacionit ‘Dërmënas’, policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 45-vjeçarit gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu ‘Karabinë’.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:

•F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Reagon Federata e Kosovës pas situatës në kufi me ekipin serb: Nuk luhen ndeshje zyrtare të Serbisë në Kosovë

Rreth incidentit në pikën kufitare të Jarinjës në ditën e sotme ku ekipi i Cërvena Zvezdës kërkonte të hynte në...

Close