X

Reja nis provat për formacionin anti-Turqi, ndryshime të vogla në krahasim me Islandën

Nuk ka kohë për eksperimente. Trajneri Edi Reja ka nisur që sot punën për të ndërtuar formacionin me të cilin do të zbresë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Turqisë, një rreshtim, i cili duket se do të ketë ndryshime të vogla në krahasim me sfidën e luajtur ndaj Islandës, si për sa i përket dëmtimit të Elseid Hysajt, ashtu edhe për shkak të aktivizimit e minutazhit që kanë pasur futbollistë të veçantë gjatë muajit të fundit.

Kështu, në stërvitjen e sotme, Reja ka ndarë lojtarët në dy grupe ku dukej qartësisht se në njërën anë ishin titullarët e mundshëm e në tjetrën ata që duhej të luftonin për t’i rrëmbyer të parëve një vend në rreshtimin kuqezi.

Nga ajo që u pa sot, ndryshimi në treshen e qendrës së mbrojtjes i përket largimit të Dermakut dhe aktivizimit të Veselit. Gjimshiti pritet të spostohet përsëri në qendër, me Ismajlin e Veselin që do të jenë në krahët e tij.

Ndërkohë, majtas sot Reja ka preferuar Lenjanin, ndërsa në të djathtë ka aktivizuar Roshin, i cili mbetet zgjedhje e parë për këtë rol pavarësisht provës jo bindëse ndaj Francës në një pozicion të tillë. Në mesfushë sot ishte e paprekshme treshja e qendrës Gjasula-Bare-Memushaj, ashtu si ndaj Islandës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
“Fëmijët nuk e dinë se babai nuk jeton më, po flas me psikologë”, rrëfimi i dhimbshëm i gruas së shqiptarit që humbi jetën në Itali

Familjarët e 35-vjeçarit , Redian Abllanica, i cili ka humbur jetën në një aksident në Itali përpara tri vitesh kërkojnë...

Close