X

Mbreti është nudo! Tani Cantona…krijon polemika në tv: vrapon në pyje zhveshur dhe u qëllon të këqinjve

Antikonformist si lojtar në të shkuarën e si aktor tani që i është dedikuar kinematografisë. Eric Cantona ka bërë historinë e futbollit për goditjet e tij sensacionale e çmenduritë që i kanë kushtuar edhe shumë kritika në të shkuarën. Në gusht ish-sulmuesi i Manchester United ka marrë një cmim nga presidenti i UEFA gjatë shortit të grupeve të Champions League. Në atë rast, francezi ka mbajtur një fjalim të inspiruar nga Shakespeare, duke marrë një pamje aktori.

CANTONA AKTOR – Ish-lojtari francez ka zgjedhur të qendrojë përpara kamerave edhe në jetën e tij të dytë, këtë herë pa topin në këmbë. Cantona interpreton rolin e një ish-polici antikonformist në serialin e ri tv francez “Le Voyageur”. Ish-sulmuesi nuk ndjen mungesën e asgjëje në këtë aventurë, përfshirë ndjesinë e zotërimit të një arme ndërsa lufton të jashtëligjshmit, e jo vetëm.

NUDO – Sipas asaj që bën të ditur The Sun, Cantona shfaqet edhe zhveshur ndërsa vrapon në pyll në rolin e Thomas Bareski, që përshkon Francën në një furgon, me detyrën për të gjetur një vrasës serial të rrezikshëm. Nuk është hera e parë që Cantona luan një rol, që kur vari këpucët në gozhdë: francezi ka qenë protagonist i “Në kërkim të Eric” e ka qenë imazhi i fushatës publicitare të Kronenbourg. Tani, Mbreti është i zhveshur e nuk ka ndërmend të kthehet pas…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Reja nis provat për formacionin anti-Turqi, ndryshime të vogla në krahasim me Islandën

Nuk ka kohë për eksperimente. Trajneri Edi Reja ka nisur që sot punën për të ndërtuar formacionin me të cilin...

Close