X

Koha për ndryshimin e madh, është afër


Nga Orjola Pampuri/

Fokusi i vetem është e duhet të jetë, tek ai që po mban peng Shqiperinë, është e duhet të jetë, tek ai qe po pengon zhvillimin dhe hapat e metejshem për në Bashkimin Europian, pikerisht i vetmi person që e çoi Shqipërine në regres, është Edi Rama.

Bundestagu i vendos Shqiperisë 9 kushte, pikërisht ato per te cilat opozita prej kohesh ngre zerin, denoncon e ndërmerr hapa ekstreme, me te vetmin qellim, qe Shqiperise t’i hapet rruga drejt zhvillimit, qe shqiptaret te jetojne e punojne ne vendin e tyre, e tek e fundit te ktheje shpresen tek shqiptaret.

Parlamenti francez shprehet skeptik për hapjen e negociatave për Shqiperinë duke theksuar, që; “si mund të kërkojë hapje negociatash një vend që është i dyti, pas Afganistanit, për nga numri i azilkerkuesve?”.

Si munden shqiptaret të pranojnë një Kryeminister qe nuk punoi as edhe nje ditë për ta, si munden shqiptarët të besojnë tek një Kryeminister qe u privoi të drejten për të arsimuar femijët e tyre, nepërmjet nje sistemi te kalbur arsimor te kryesuar nga diletante, si munden shqiptaret te besojne nje kryeminister qe u privoi shqiptareve perkujdesjen shendetesore, duke ndertuar nje sistem te korruptuar shendetesor, ne fokusin e të cilit ishin koncesionet e PPP-te, te cilat boshatisen buxhetin e shenderesise, duke e kaluar ate ne xhepat e oligarkeve,

te Rames e ndrikullave te tij, si mundet ky popull te duroje nje kryeminister qe rrenoi ekonomine e familjeve shqiptare, ku me shume se 50% e tyre jetojne ne varferi, papunesia ka arritur nivelet me te larta ne 30 vite pluralizem, e ku numri i azilkerkuesve, mes te cileve si rralle ndonjehere edhe profesioniste te zote te fushave te ndryshme, largohen e duan te largohen cdo dite e me shume nga Shqiperia,

si mundeni ju, nje dore hijenash e perfituesish te mbeshtesni kete kryeminister, ne format me te shemtuara, duke lene ne meshire te fatit qytetaret e ketij vendi, vetem e vetem per egon tuaj, per ambiciet tuaja te shfrenuara dhe patologjike, si mundeni ju qytetare te ketij vendi, te duroni kriminelet, bandat e krimit e te droges, mashtruesit qe mbushin xhepat me “djersen dhe gjakun” tuaj.

Nuk mund te kete asnje kompromis me mashtrimin, krimin, vjedhjen.

Nuk eshte momenti me te analizohet opozita dhe lideri i saj te cilet e treguan veten me te gjitha iniciativat dhe nismat radikale qe ndermoren, nga denoncimi me emra i bandave, ministrave e deputeteve bashkepunetore me ta, e deri tek denigrimi i plote i ketij kryeministri te deshtuar perballe shqiptareve e se fundmi perballe nderkombetareve. Shqiptare, nderkombetaret ia dhane shuplaken Edi Rames, 9 kushtet dhe vendimi i 18 tetorit, do te jene goditja finale per qeverine e krimit.

Opozita pervec denoncimeve ka patur alternativen e saj permes nje platforme te qarte social-ekonomike, permes nje platforme te qarte per nxjerrjen e vendit nga kriza dhe per rimekembjen e ekonomise.

Ka ardhur momenti qe shuplaken finale, ky kryeminister, ta marre shume shpejt me vote nga Shqiptaret. E vetmja alternative jane zgjedhjet e lira, ndeshkimi i hajduteve te votes se lire, dhe e vetmja rruge te jemi te gjithe bashke vetem per nje qellim, te jemi krahe qytetareve, te mendojme vetem per ta, per te ardhmen e ketij vendi, per te ardhmen e femijeve tane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
SHBA jep “Ok”, Turqia gati të pushtojë veriun e Sirisë

Shtëpia e Bardhë i ka dhënë dritën jeshile ofensivës turke në veri të Sirisë, duke larguar trupat amerikane nga zona,...

Close