X

Dashuri dhe tendera, afera rozë që mund të shkatërrojë kryeministrin (Fotot)

Kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk është duke kaluar një periudhë të mirë. Por, si të mos mjaftonin problemet politike, së fundmi ai është në qendër të një historie, që nëse vërtetohet, mund të përbëjë një skandal që mund ta rrënojë përfundimisht. Duket se në kohën kur ka qenë kryebashkiak i Londrës, ai ka pasur një aferë më biznesmenen e teknologjisë, Jennifer Arcuri.

Kjo gjë pohohet nga miku i kësaj të fundit, Milo Yiannopoulos. Ky i fundit pohon për mediat britanike, se Arcuri i kishte pohuar atij disa herë, se kishte një marrëdhënie intime me Johnson.

Arcuri fliste për një romancë të zjarrtë me Johnson, me të cilin sipas pretendimeve të Yiannopoulos, takoheshin në shtëpinë e biznesmenes.

Deri këtu duket se kemi të bëjmë thjesht me një histori rozë, por çështja komplikohet, për shkakun se Arcuri kishte marrë disa tendera në fushën e teknologjisë nga Bashkia e Londrës, e cila drejtohej pikërisht nga Johnson.

Pra Johnson akuzohet se ka favorizuar të dashurën e tij “sekrete”. Vetë kryeministri britanik e ka mohuar këtë histori dhe thotë se nuk ka pasur asnjë favorizim për biznesmenen amerikane. Por tashmë kanë nisur hetimet dhe Johnson mund ta gjejë veten në telashe serioze.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Kush është emisioni lider i humorit në Shqipëri sipas Erion Isait

Pas largimit nga “Portokalli”, aktori i njohur i humorit, Erion Isai, iu drejtua televizionit “Klan”, ku së bashku me Bes...

Close