X

Shpërthen avokati: Të armatosemi dhe të krijohen urgjentisht armatat në Shqipëri dhe në Kosovë dhe urdhri im për Albin Kurtin!

Ndryshimet e mëdha në Kosovë, pas zgjedhjeve të orëve të fundit, kanë detyruar edhe avokatin tonë të ditur, Spartak Ngjela, që pas një pauze jo të vogël, të shpërthejë në dy statuse të njëpasnjëshme dhe shumë të ashpra.

Në statusin e parë, avokati i njohur dhe siç e kemi përmendur vazhdimisht edhe shumë i ditur, bën një prognozë mbi dy nga aspektet më të rëndësishme që i dalin Kosovës, pas votimeve.

Pasi i shpjegon edhe njëherë serbët, si pushtues territoresh, avokati deklaron:

– Shqiptarët janë në gabim. Kosova dhe Shqipëria duhet të armatosen. Vetëm armatat e fuqishme shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, janë garancia për triumfin e plotë të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Doni marrëveshje me një shtet pushtues, që nuk heq dorë nga pushtimi i territoreve shqiptare edhe pse është mundur në lufte? Për këtë ka vetëm një zgjidhje: armatat e fuqishme shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.
Pse, a nuk e çliruan me forcë enorme (të madhe) amerikanët, Kosovën?

Në statusin e dytë që vjen disa orë më pas, avokati i ditur, tregon, këshillon dhe urdhëron Albin Kurtin, se cilat janë sfidat kombëtare që ai duhet të zgjidhë, ku ndër kryesorët përcakton:

– Varrosja përfundimtare e konceptit të lëshimit të territorit shqiptar.

– Goditje drastike e korrupsionit mesjetar në Kosovë.

– Goditje drastike e neo-osmanizmit të Erdoganit në Kosovë.

– Ngritje e personalitetit të fituesit në negociatat me Serbinë.

– Doktrinë për integrimin panshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

– Kërkesa ndaj Serbisë me faturë të plotë të gjithë dëmeve të shkaktuara nga hordhitë e Millosheviçit, etj, etj, etj, si këto…

Për më gjerë lexoni me kujdes, dy statuset shumë të rëndësishme të avokatit tonë të ndritur, Spartak Ngjela:


SPARTAK NGJELA – Faqja Zyrtare

Në Kosovë po votohet.
Pritet që të dalë në skenën e qeverisjes një qeveri e cila duhet të garantojë të ardhmen.

Janë dy aspekte të rëndësishëm në këtë kohë: bisedimet me Serbinë dhe marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Asnjë marrëveshje nuk mund të nënshkruajë Presidenti aktual serb, një ish terrorist i Milosheviçit. Kjo është e sigurt.
Presidenti aktual i Serbisë e ndien veten si të jetë një mashtrues i madh politik. Asgjë. Është një njëri i rëndomtë që përkrahet nga hordhitë serbe mesjetarë që i vunë zjarrin Ballkanit me Milosheviçin dhe qeverinë e tij, atje ku ky Presidenti i sotëm ka qenë një nga ministrat më ekstremistë.
Atëherë, asgjë nuk mund të pritet nga një grup njerëzish si ky, në një kohë kur vetë shumica e serbëve aktivë në politikë janë me karakter terrorist në ndërtim.
Serbët janë pushtues territoresh shqiptare dhe genocidistë antishqiptarë.
Janë pushtues tokash shqiptare, prandaj; por tani nuk kanë më forcë ndërkombëtare, sepse vetëm Rusia nuk mjafton.
Kjo është arsyeja që nuk mendojnë ta lënë Kosovën.

Por, si po mendohet prej presidentit serb marrja sërish e Kosovës?
Duhet ndenjur në një gjendje stacionere, thotë ai, në një pritje të madhe kur shqiptarët të mos përkrahen më nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ja, kjo është politika shterpë e presidentit të Serbisë që e ka emrin Aleksander Vuçiç.

Po mirë, keq të domosdoshme e kanë këta serbë, mesjetarë në karakter, pasjen sërish të Kosovës brenda shtetit të tyre, kur në Kosovë jetojnë mbi 2 milionë shqiptarë autoktonë?
Serbët janë hordhi pushtuese të ardhura në Shekullin e Shtatë në Ballkanin Perëndimor, dhe këtë e dinë.
Kanë qenë aleatë të Perandorisë Osmane në pushtimin e territoreve të gjera shqiptare, dhe aleatë kundër shqiptarëve me të gjitha Fuqitë e Mëdha europiane, me përjashtim të Austrisë dhe Gjermanisë.
Tani janë në rënie tërësore, dhe po presin sërish historinë që të rikthehet te ata e kundër shqiptarëve.

Kjo është e gjithë shtysa e brendshme e presidentit aktual të Serbisë. Ai po pret.
Po shqiptarët?
Shqiptarët janë në gabim. Kosova dhe Shqipëria duhet të armatosen.
Vetëm armatat e fuqishme shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë janë garancia për triumfin e plotë të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Doni marrëveshje me një shtet pushtues që nuk heq dorë nga pushtimi i territoreve shqiptare edhe pse është i mundur në luftë? Për këtë ka vetëm një zgjidhje: armatat e fuqishme shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri.
Pse, a nuk e çliruan me forcë enorme amerikanët Kosovën?
Presidenti serb po qëndron në një politikë pritëse që shqiptarët të mbeten sërish vetëm.
Por, a do ta këtë më këtë shpresë ky nesë shqiptarët do të janë ushtarakisht më të fortë se Serbia? Kurrë nuk mund ta këtë!
Asnjëherë…

Gjithçka është e qartë. Shqiptarët që kanë sot dy shtete shqiptarë me 5 milionë banorë në Ballkanin Perëndimor, duhet të tregojnë sa më shpejt që të jetë e mundur forcën e tyre ushtarake.
Po qeveria e re e Kosovës që do të dalë nga këto zgjedhje, e njeh këtë filozofi force?
Duhet ta njohë.


SPARTAK NGJELA – Faqja Zyrtare

Albin Kurti fitoi zgjedhjet në Kosovë.
Mendohet se, bashkë me Vjosa Osmanin, ky do të jetë binomi antikorrupsion.

Po të jetë kështu, binomi Kurti-Osmani, do të jetë një hap cilësor për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe sidomos në Shqipëri.
Atëherë:
Cilat duhet të jenë sfidat kombëtare të kryeministrit Albin Kurti?
Këto janë më thelbësoret:
Varrosja përfundimisht e konceptit të lëshimit të territorit shqiptar.

Goditje drastike korrupsionit mesjetar në Kosovë.

Goditje drastike neoosmsnizmit të Erdoganit në Kosovë; që të reflektojë edhe në Shqipërinë aktuale.

Të ngrihet në vendin e duhur personaliteti i fituesit në negociatat me Serbinë.

Dokument i veçantë politik për bashkëpunimin politiko-juridik Shqipëri-Kosovë dhe lansimi faktik i historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, si botë reale dhe më e vjetra në Ballkanin Perëndimor.

Doktrinë për integrimin panshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Kërkesa ndaj Serbisë, me faturë perfekte, të të gjitha dëmeve që kanë shkaktuar hordhitë barbare të Milosheviçit: vrasjet masive dhe shkatërrimin e mijra shtëpive në Kosovë; por edhe dëmet e tjera që kanë të bëjnë me fitimin e munguar dhe dëmtimin psikik të një populli të tërë.

Fatura e dëmeve të genocidit serb, e kërkuar botërisht, do të jetë ngritje reale e dinjitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, dhe do të përbëjë një goditje reale kundër korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar që ka ndodhur në Kosovë, sidomos në këta dhjetë vjetët e fundit; por, edhe në Shqipëri në periudhën 1992-2019.

I uroj sukses qeverisë së përbashkët, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, nëse ajo do të formulohet kështu.


/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/