X

U hodh nga kati i 6-të i pallatit pas debateve me partneren, përkeqësohet gjendja e futbollistit Teqja. Shtrohet në reanimacion

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit të tij.

Teqja fatmirësisht para se të përfundonte në tokë, është përplasur me një pemë dhe më pas me disa tenda që ishin poshtë pallatit dhe nuk ka ndërruar jetë.

Teksa mjekët njoftuan se ai e kishte kaluar rrezikun për jetë, pasi nuk ka dëmtime në organet jetësore, por pasditen e sotme ai është futur në reanimacion pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Dje, pas ndeshjes Partizani-Teuta (1-1), të luajtur dje në “Selman Stërmasi”, futbollisti i Partizanit mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren.

Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina.

Burimet bëjnë me dije se portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit.

Ndërkohë, partnerja e tij ka qenë ende duke parkuar automjetin dhe nuk ka shkuar me të drejt banesës. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije se partnerja e Teqjes ka qenë dëshmitarja e parë poshtë pallatit kur lojtari është hedhur nga kati i gjashtë.

Partnerja dhe banorët aty pranë kanë parë skenën dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën.

Lojtarit mësohet se i kanë shpëtuar jetën disa tenda të pallatit dhe në fund pemët, të cilat kanë shërbyer si pengesa dhe kanë evituar pasojat fatale pas hedhjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/