X

U dëmtua me Napolin, Kombëtarja humbet Hysajn

Klubi i Napolit, ka dalë me një deklaratë zyrtare, pas dëmtimit horror të Elseid Hysajt, në sfidën e sotme ndaj Torinos.

Mbrojtësi i Kombëtares, ra me kokë gjatë një përplasje me Ansaldin në minutën e 33-të të takimit, ndërkohë që Napoli ka bërë edhe përditësimet mbi gjendjen e lojtarit, teksa shkruan se ai nuk do të jetë i gatshëm për takimet e Shqipërisë.

“Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo ishte diagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasje në takimin mes Torinos dhe Napolit. Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares shqiptare”, shkruan Napoli në një komunikatë zyrtare.

Ndërkohë, për shkodranin ka folur edhe trajneri Karlo Ançeloti në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Torinon. “Ai ka një frakturë në një kockë të kraharorit, ai do duhet të qëndrojë jashtë për disa ditë. Sidoqoftë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, u shpreh Ancelotti.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Kosovë/ Numërohen 60 % e votave, Vetëvendosje në epërsi

Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK’së me 0.05 për qind të...

Close