X

Përsëri Rashica, sulmuesi i Kosovës shpëton Verderin në shtesë

Milot Rashica është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Verder Bremenit dhe kjo shihet qartë nga fakti se sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës tashmë i besohen edhe goditjet e penalltive. Sot ai ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja duke realizuar një të tillë në shtesën e ndeshjes ndaj Eintraht Frakfurt në transfertë.

Takimi filloi me një gol të shpejtë të Klasen për Verderin, por Eintrahti përmbysi shifrat në pjesën e dytë me Rode dhe Andre Silva, i cili vazhdon të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës në Gjermani. Por në minutën e fundit, Verder fitoi penallti dhe ishte pikërisht ylli i Kosovës ai që u caktua ta gjuante. Rashica nuk gaboi dhe në minutën e 91-të dërgoi sferën në rrjetë për barazimin përfundimtar 2-2, duke i siguruar një pikë ekipit të tij.

Ky ishte goli i dytë radhazi i futbollistit në këtë sezon të cilin e filloi me një dëmtim që e la për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës, por që duket se tashmë ai e ka lënë pas dhe do të kthehet përsëri në dispozicion të Kosovës për ndeshjet e tetorit në kualifikueset e Europianit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Drejt fundit diktati i Mançester Sitit në Angli, mundet përsëri si Mançester Junajtid

Ndeshjet e sotme në Premier Ligë duket se kanë afruar më shumë fundin e diktatit të Mançester Sitit në kampionat,...

Close